27 Kor Endometrioza
Endometrioza është një çrregullim në të cilin indi në pjesën e brendshme të uterusit rritet jashtë kavitetit uterin.
Ajo mundet të shkaktoj problematika të sistemit riprodhues dhe infertilitet.
Kur endometrioza prek ovaret dhe tubat e falopit, nuk lejon vezën që të udhëtojë drejt uterusit dhe të implantohet në rast se është fertilizuar.
Gjithashtu është e mundur që të ndikojë në cilësinë e vezës duke rritur inflamacionin dhe ulur fertilitetin.
Mjeku gjinekolog mund të rekomandojë kirurgjinë për të larguar rritjet jonormale qelizore.
Endometrioza shpesh herë ngatërrohet me sëmundje të tjera të shëndetit riprodhues, prandaj nevojitet që simptomat të vlerësohen nga mjeku gjinekolog.
Ju mirëpresim pranë klinikës tonë për t’ju mundësuar vendosjen e saktë të diagnozës.
Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.