ENDOMETRIOZA

ENDOMETRIOZA

Emërtimi i endometriozës vjen nga endometriumi. Ky ind rrethon mitrën nga brenda dhe në qoftë se gruaja nuk është shtatzënë ai çdo muaj shkatërrohet dhe del jashtë me menstruacionet. Tek një grua me endometriozë, indi i cili duket si endometrial gjendet jashtë mitrës, brenda kavitetit të barkut.

Meqënëse sillet sikur është brenda në mitër, në fund të çdo cikli, indi, kudo që të jetë rritur,do të shpërbëhet. Duke mos pasur vend ku të shkojë pas shpërbërjes, zona përreth tij inflamohet dhe dëmtohet.

Trajtimi i këtij çrregullimi mund të jetë hormonal apo kirurgjikal në varësi të rastit dhe gradës.

Endometrioza konsiderohet si një nga tre shkaqet madhore të infertilitetit tek femrat prandaj krahës trajtimit për pakesimin e dhimbjeve, gruaja në rastin kur dëshiron një shtatzëni duhet të konsultohet me një specialist fertiliteti.

# #  # # # # # # # # # # # # #