13 Tet Si të ndihmojmë endometriumin për implantimin e embrionit?
Endometriumi, i cili përfaqson shtresën e brendshme të uterusit, ka rëndësi të veçantë në implantimin e embrionit dhe zhvillimin e shtatzënisë. Për këtë arsye është e nevojshme që ai të jetë receptiv, pra në kushtet optimale për të favorizuar implantimin.
Përvec rasteve kur rritja endometriale mund të stimulohet nga medikamentet e përshkruara nga mjeku gjinekolog, mund të ketë gjithashtu ndikim pozitiv edhe një dietë e balancuar si psh:
– Konsumimi i ushqimit ne porcione të vogla dhe të shpeshta, ruan nivelet hormonale të estrogjenit edhe kortizolit
– Përdorimi i ushqimeve te pasura me fibra dhe koenzimën Q10 ul stresin oksidativ në inde duke vepruar si antioksidant
– Përzgjedhja e ushqimeve që përmbajnë doza të larta të vitaminës C dhe B
Gjithashtu këshillohet të kryhen ushtrime gjimnastikore dhe masazh ne zonën e arteries femorale duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut në pelvis dhe trashjen e endomentriumit.