
29 Maj ËNJTJA GJATË SHTATZËNISË
Gjatë shtatzënisë, vëllimi i përgjithshëm i ujit në trup mund të rritet deri në 8 litra. Rritja e lëngjeve të trupit gjatë shtatzënisë shoqërohet me rritjen e niveleve të natriumit, i cili shkakton ndjesinë e fryerjes. Kryesisht enjtja ka tendencë të përkeqësohet në fund të ditës, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.
Për të parandaluar fryrjen nevojitet të:
-Ngrini këmbët lart mbi nivelin e trupit kur qëndroni shtrirë
-Përdorni çorape me efekt kompresues për të përmirësuar qarkullimin e gjakut
-Shmangni qëndrimin jashtë në mot shumë të nxehtë dhe të lagësht
-Bëni pushime të shpeshta për të qetësuar këmbët kur ecni për periudha të gjata
-Vishni këpucë të rehatshme