09 Tet Epiziotomia
Prerja e cila ndonjëherë kryhet për të bërë të mundur ardhjen në jetë të fëmijës gjatë lindjes natyrale quhet epiziotomi.
Për të lehtësuar dhimbjen që shkakton kjo ndërhyrje këshillohet:
• të aplikohet akull nga jashtë zonës së plagës së epiziotomisë për të reduktuar fryrjen dhe dhimbjet
• të përdoret një pomadë lehtësuese me rekomandim të mjekut
• të shtriheni në një anë në mënyrë që të lehtësoni presionin e ushtruar në plagë
• kujdes higjena e zonës vaginale
• të konsumoni një dietë të pasur me fibra dhe të pini shumë ujë në mënyrë që defekimi të jetë më i lehtë