Etapat gjatë fertilizimit in vitro

Etapat gjatë fertilizimit in vitro

Etapat që i nënshtrohet çifti gjatë fertilizimit in vitro janë:

1. Konsulenca me mjekun, mbledhja e anamnezës dhe diskutimi mbi trajtimin më të përshtatshëm të fekondimit të asistuar.
2. Stimulimi i vezoreve me anë të medikamenteve nga 8-14 ditë, për të nxitur rritjen e sa më shumë folikujve për të pasur sa më shumë vezë.
3. Ndjekja me anë të ekografisë dhe analizave të gjakut e stimulimit të ovareve dhe zhvillimi i folikujve.
4. Marrja e vezëve nga mjeku gjinekolog me ndihmën e ekografisë dhe një gjilpëre, ndërkohë që partneri dorëzon materialin seminal në laborator.
5. Pastrimi dhe injektimi i vezëve të marra me spermatozoidët e përzgjedhur të partnerit.
6. Ndjekja hap pas hapi e ecurisë të embrioneve të krijuara. Pacientët informohen për zhvillimin e tyre.
7. Transferimi i embrioneve të cilësisë më të mirë. Embrionet e tjerë ruhen në azot të lëngshëm në -196°C si një tentativë tjetër transferimi.
8. Kryerja e analizës ß – HCG dy javë pas transferimit të embrioneve për të vlerësuar nëse ka ndodhur shtatzënia.

Në qoftë se dëshironi që të konsultoheni për procedurat e mësipërme ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.

Ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe tel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.