28 Nën Problemet e fazës luteale
Faza luteale zgjat 12 deri 16 ditë ndërmjet fazës ovulative dhe asaj menstruale. Gjatë kësaj fazë rritet niveli i progesteronit dhe trashet endometri për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për embrionin.
Por disa gra paraqesin vlera të ulëta të progesteronit dhe endometri nuk shfaq receptivitet duke vështirësuar arritjen e një shtatzënie.
Simptomat e problemeve të fazës luteale janë:
– Gjakderdhje ndërmjet menstruacioneve
– Vështirësi në arritjen e shtatzënisë
– Dhimbje koke
– Fryrje
– Dhimbje gjoksi
– Luhatje humori
– Ndryshime të mëdha në peshë
– Probleme me gjumin
Shkaktarët kryesore janë:
– Endometrioza
– Probleme të tiroides
– Sindroma e ovarit policistik
– Obeziteti/ anoreksia
– Stresi
– Ushtrime gjimnastikore të tepruara