Fazat e ciklit menstrual

Fazat e ciklit menstrual

Cikli menstrual ka dy faza: folikulare dhe luteale.

Dita e parë e menstruacioneve shënon fillimin e fazës folikulare. Gjatë kësaj faze, maturohet  veza në vezore.

Më pas ndodh ovulimi, pra nga vezoret çlirohet veza e maturuar.

Pas ovulimit fillon faza luteale. Nëse në fund të kësaj faze veza nuk fertilizon atëhere pas 14 ditësh fillon gjakderdhja menstruale.

Gjatësia e ciklit menstrual mund të variojë ndërmjet 21 dhe 35 ditëve. Kur cikli zgjat në një mesatare prej 28 ditësh, fazat folikulare dhe luteale janë secila prej 14 ditësh.

Në të dyja fazat prodhohen tipe të ndryshme të hormoneve dhe kanë simptoma të ndryshme.