14 Jan Fekondimi In Vitro në Klinikën Gliozheni
Kohë më parë, për shumë çifte ishte e pamundur të kishin fëmijë.
Sot ekziston një shpresë, quhet Fekondim In Vitro dhe përbëhet nga një seri teknikash revolucionare të cilat e bëjnë shtatzëninë një ëndër të prekshme për të gjithë.
Klinika ju ofron mundësitë më të mira bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e problemeve të infertilitetit bashkëshortor. -Ajo është e përgatitur për ti asistuar si grave ashtu dhe burrave që paraqesin probleme të infertilitetit dhe që dëshirojnë të kenë fëmijë. Klinika disponon proçedurat dhe teknologjitë më të avancuara të kohës, për të realizuar një shtatzëni si me rrugë normale, ashtu dhe nëpërmjet teknikave të riprodhimit të asistuar.