
18 Tet Fertiliteti Femëror dhe ekzaminimet e mundshme
Gratë mund ti nënshtrohen një serë ekzaminimesh për të testuar fertilitetin e tyre.
Ndër ekzaminimet më të shpeshta janë:
– Analizat e hormoneve femërore siç janë FSH, LH, Progesteron, Estradioli dhe AMH
– Ekzaminimi gjinekologjik për të vlerësuar anatominë e uterusit edhe funksionin e ovareve
– Histerosalpinografia për të vlerësuar kalueshmërinë e tubave të fallopit
– Kariotipi për të hequr mundësinë e një ndryshimi kromozomal
– Histeroskopia me anë të cilës diagnostikohen miomat, polipet apo lezionet e endometrit Pasi evidentohen shkaqet e infertilitetit, gruaja mund ti nënshtrohet trajtimeve të nevojshme për të arritur një shtatzëni.