13 Tet Fertilizimi in vitro
Teknika e FIV-ET është një mundësi për të zgjidhur problemin e infertilitetit në çift.
Gjatë FIV-ET, veza merret jashtë trupit të gruas nëpërmjet aspirimit dhe bashkohet me spermatozoidët e bashkëshortit në kushte laboratorike dhe mbahen në inkubator.
Qëndrimi në inkubator siguron kushte të ngjashme me ato në trupin e nënës në mënyrë që embrionet të rriten dhe zhvillohen deri sa të arrijnë stadin e duhur për transferimin në uterus.
Kjo teknikë është e suksesshme edhe në rastet e infertilitetit kur prindërit janë mbartës të një sëmundjeje të trashëgueshme gjenetikisht falë teknikës së PGS që mund të përdoret për të patur pasardhës të shëndetshëm.
Në qoftë se dëshironi që të konsultoheni për teknikat e mësipërme ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.
Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.