Fetusi dhe alkooli

Fetusi dhe alkooli

Përdorimi i rregullt i alkoolit gjatë shtatzënisë, shkakton sëmundjen e quajtur sindroma alkolike fetale. Kjo përfshin peshën e ulët në lindje, keqformimet fetale, si sy të distancuar, hundë e sheshtë, buzë lepuri dhe labiopalatoschisis. Mund të shfaqet tek  fëmija edhe vështirësia në të kuptuar.

Duke qënë se nuk ka një sasi alkooli që të cilësohet si e padëmshme gjatë shtatzënisë, për të shmangur rreziqet ju këshillojmë që ta lini tërësisht alkoolin, veçanërisht tremujorin e parë të shtatzënisë.