Fibroidet

Fibroidet

Fibroidet uterine janë rritje jo kancerogjene në uterus të cilat shfaqen gjatë periudhës riprodhuese tek femrat. Ato quhen gjithashtu leijomioma, mioma, fibroid uterine.

Fibroidet variojnë në madhësi, nga të padetektueshme me sy të lirë, deri në përmasa të cilat çojnë në zhvillim jo normal të strukturës uterine. Gruaja mund të ketë një fibroid të vetëm ose disa fibroide.

Miomat nuk shoqërohen me një rrezik në rritje të kancerit të mitrës dhe në raste të rralla zhvillohen në kancer.

Mjeku gjinekolog zbulon praninë e tyre më ane të një kontrolli pelvik me anë të ekografisë.

Simptomat

Disa gra nuk kanë simptoma, por në disa të tjera këto simptoma shfaqen dhe variojnë nga vendi ku ndodhen, madhësia apo numri i fibroideve.

Shenjat më të shpeshta janë:

  • Gjakderdhje menstruale të shtuara në sasi
  • Gjakderdhje menstruale të zgjatura në ditë
  • Presion në pelvis
  • Urinim i shpeshtë
  • Vështirësi në zbrazjen e fshikëzës së urinës
  • Konstipacion
  • Dhimbje mesi

Fibroidet përgjithësisht klasifikohen nga vendndodhja e tyre. Fibroidet intramurale rriten në indin muskulor të uterusit. Fibroidet submukozale zgjerohen drejt kavitetit uterin. Fibroidet subseroze projektohen jashtë uterusit.

Shkaqet

  1. Ndryshimet gjenetike – shumë fibroide përmbajnë gjenomë të ndryshme nga ajo në qelizat muskulore të uterusit
  2. Hormonale- Estrogjeni dhe progesteroni nxisin formimin e fibroideve pasi këto të fundit kanë më shumë receptor sesa qelizat normale uterine.
  3. Faktorët e rritjes- Substancat të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e indeve në trup, siç është faktori i rritjes i ngjashëm me insulinën, mund të ndikojë në shfaqjen e fibroideve
  4. Matriksi ekstraqelizor (MEC)- MEC i siguron suport strukturor dhe biokimik qelizave. MEC është në sasi të larta në fibroid dhe ka shumë faktorë rritjeje.
  5. Historia familjare- nëse nëna ose motra ka patur fibroid ka gjasa që të shfaqen edhe tek vajza.
  6. Faktorë të tjerë si obeziteti, mungesa e vitaminës D, dieta ushqimore ka mungesë të perimeve, konsumimi i alkoolit.

Rritja e fibroideve varion; ato mund të rriten shpejt ose ngadalë, ose ekziston mundësia që të mund të qëndrojnë në të njëjtën madhësi.

Komplikacione

Edhe pse zakonisht fibroidet nuk janë të rrezikshme, ato mund të shkaktojnë parehati dhe mund të çojë në komplikacione siç është anemia.

Shtatzënia dhe fibroidet

Fibroidet zakonisht nuk interferojnë me shtatzëninë, gjithsesi është e mundur që të shkaktojnë infertilitet, çarje të placentës para kohe, zhvillim të vonshëm të fëmijës, lindje të parakohshme ose abort.