FIV me dhurues të materialit seminal

FIV me dhurues të materialit seminal

Në rastet kur partneri ka probleme me infertilitetin, probleme gjenetike të trashëgueshme dhe nuk prodhon spermatozoidë apo gratë të cilat nuk kanë partner por dëshirojnë një shtatzëni, ju vjen në ndihmë teknikat e fertilizimit invitro me dhurues të materialit seminal.

Materiali seminal i përzgjedhur zakonisht ka karakteristika të ngjashme me trajtat e prindërve të ardhshëm duke vlerësuar tiparet e jashtme, grupin e gjakut, etj.

Në kuadër të trajtimit FIV, gruaja stimulohet me qëllim që vezoret të prodhojnë sa më shumë vezë të cilat më pas do të fertilizohen me materialin seminal të dhuruar duke përdorur teknikën e ICSI, ku një spermatozoid i vetëm i shëndetshëm injektohet në secilën vezë. Më pas embrionet do të zhvillohen në inkubator dhe ato me cilësinë më të mirë përzgjidhen për tu transferuar në mitrën e gruas.

Për më tepër informacione,ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.