FIV ME DHURUES TË MATERIALIT SEMINAL

FIV ME DHURUES TË MATERIALIT SEMINAL

Përdorimi i materialit seminal të një donori mundëson shtatzëninë në një çift ku partneri ka probleme me infertilitetin apo ka probleme gjenetike të trashëgueshme dhe nuk prodhon spermatozoidë.

Gjithashtu teknika e fertilizimit in vitro me donator të materialit seminal kryhet edhe për gratë të cilat nuk kanë partner por dëshirojnë një shtatzëni.
Materiali seminal i përzgjedhur ka karakteristika të ngjashme me prindërit e ardhshëm , duke vlerësuar tiparet e jashtme dhe grupin e gjakut.

Në kuadër të trajtimit FIV, gruaja stimulohet me qëllim që vezoret të prodhojnë sa më shumë vezë të cilat më pas do të fertilizohen me materialin seminal të dhuruar duke përdorur teknikën e ICSI, ku një spermatozoid i vetëm i shëndetshëm injektohet në secilën vezë.

Më pas embrionet do të zhvillohen në inkubator dhe ato me cilësinë më të mirë përzgjidhen për tu transferuar në mitrën e gruas.