01 Pri FIV
Teknika e FIV-ET është përdorur për herë të parë në Angli në vitin 1978 si një mundësi për të zgjidhur problemin e inferilitetit me origjine tubare.
Gjatë FIV-ET veza merret jashtë trupit të gruas nëpërmjet aspirimit dhe bashkohet me spermatozoidët e bashkëshortit në kushte laboratorike dhe mbahen në inkubator.
Qëndrimi në inkubator siguron kushte të ngjashme me ato në trupin e nënës në mënyrë që embrionet të rriten dhe zhvillohen deri sa të arrijnë stadin e duhur për transferimin në uterus.
Kjo teknikë është e sukseshme në rastet e infertilitetit mashkullor dhe femëror, me endometriozë, me patologji imune dhe me infertilitet të pashpjeguar.
Në qoftë se dëshironi që të konsultoheni për teknikat e mësipërme ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.
Ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.