
02 Sht Flokët dhe cikli menstrual
Lëkura dhe skalpi i përgjigjen ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë ciklit menstrual. Shumica e ndryshimeve mund të shoqërohen me rritjen e prodhimit të yndyrës nga gjendrat sebace (yndyrore) meqënëse yndyra dhe folikuli i flokut dalin nga të njëjtat pore në lëkurë.
Prodhimi i sebumit ndikohet nga hormoni testosteron dhe estrogjen dhe kryesisht çlirohet ne sasi të mëdha nga mosha 15 deri në 35 vjeçare.
Në javën e dytë të ciklit, sasia e yndyrës së prodhuar mund të reduktohet dhe pamja e flokut ndryshon ndjeshëm.
Nga studimet është vënë re se përdorimi i medikamenteve kontraceptive mund të rregullojë cilësinë e flokut dhe lëkurës duke ulur sasinë e yndyrës së prodhuar nga gjendrat sebace.