Flokët gjatë shtatzënisë

Flokët gjatë shtatzënisë

Ndryshimet hormonale janë arsyeja kryesore pse gjatë shtatzënisë flokët duken më të plotë dhe më të shndëritshëm.

Kjo vjen për shkak të rritjes së nivelit të estrogjenit. Shumë gra shtatzëna kanë thënë që flokët e tyre kurrë nuk janë dukur më të bukur, sidomos në tremujorin e dytë, kur floku merr një shkëlqim të veçantë.

Pas lindjes, zakonisht kur fëmija është dy- tre muaj, ndryshimet e hormoneve në trup vazhdojnë dhe kjo pasohet me një rënie të lehtë të flokëve.

Gjendja në shumicën e rasteve stabilizohet dhe flokët kthehen në pamjen e tyre të mëparshme pas disa muajsh.