FLOKËT GJATË SHTATZËNISË

FLOKËT GJATË SHTATZËNISË

Çdo fije floku kalon një fazë rritjeje, një fazë pushimi dhe më në fund bie. Në shtatzëni flokët janë vetëm në fazë rritjeje dhe zakonisht janë të fortë e plot dritë. Për disa gra kjo përbën avantazh, ndërsa për disa të tjera është e vështirë të mbahen në formë. Në këto raste do të ishte e mira t’i prisnit flokët më shkurt dhe të përdornit një shampo më delikate.

Në muajt e para pas lindjes, gruaja humbet shumë flokë. Nuk duhet të shqetësoheni, sepse pakësimi i hormoneve sjell si pasojë dhe rënien pak më të shtuar të tyre. Shumë shpejt flokët do të marrin rrjedhën normale.