05 Dhj Ftohja në shtatzëni
Në stinën e dimrit është më e zakonshme të merrni një të ftohur. Megjithë kujdesin tuaj mund të ndodhë që të sëmureni dhe në këtë rast duhet të pushoni, të rrini ngrohtë dhe të pini shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.
Paracetamoli është një nga mjekimet që lejohen të përdoren gjatë shtatzënisë, por në doza të ulta dhe për periudhën më të shkurtër të mundshme.
Gjithsesi me të vënë re simptomat e të ftohurit, bëni mirë të kontaktoni mjekun për të parandaluar përkeqësimin e gjëndjes suaj shëndetsore.