31 Tet GËRVISHTJET TEK TË PORSALINDURIT
Të porsalindurit i lëvizin vazhdimisht duart dhe prekin fytyrën. Kur qajnë nga uria, mund të gërvishten me anët thonjve, që shpesh janë të gjatë. Gërvishtjet janë sipërfaqsore, shërohen shpejt dhe nuk lënë shenja, por që mund të shqetësojnë prindërit. Për të mënjanuar këto shqetësime, mund t’i vishni bebit doreza. Tek të porsalindurit thonjtë janë të ngjitur me mishin prandaj prerja e tyre është e vështirë.