02 Sht Gjakderdhje në mes të periodave
Ndonjëherë mund të përjetoni gjakderdhje ndërmjet periodave, përshembull gjatë ovulimit. Ndryshe nga menstruacionet, gjakderdhja është e çrregullt, mund të zgjasë për disa ditë dhe me ngjyrë kafe.
Gjakderdhja mund të shkaktohet nga:
-Ndryshimet hormonale si pasojë e ndërprerjes së kontraceptivëve
-Infeksione të sistemit riprodhues
-Tharje vaginale
-Sëmundje gjinekologjike
-Ndryshime të dukshme në peshë të shoqëruara me ndryshime hormonale
Nëse shkaqet e gjakderdhjes nuk janë të qarta , këshillohet të kontaktoni me mjekun gjinekolog.