Gjidhënia dhe medikamentet

Gjidhënia dhe medikamentet

Pothuajse çdo medikament që gjendet në gjak mund të transferohet në qumështin e gjirit.

Një pjesë e medikamenteve kanë një risk të ulët tek fëmijët. Por ka edhe disa mjekime të cilat mund të përqëndrohen në qumështin e gjirit.

Mosha e fëmijës ka rëndesi në ndikimin e medikamenteve. Ekspozimi ndaj medikamenteve tek të sapolindurit dhe bebet të cilat kanë probleme shëndetsore sidomos të veshkave ka një rrrezik shumë të lartë.  Risku ulet tek  fëmijët mbi 6 muajsh të cilët mund të metabolizojnë ilaçet në mënyrë më efiçiente edhe sepse sasia e qumeshtit të nënës që transferohet tek fëmija pas 1 viti fillon të ulet.

Në raste të caktuara mjeku duhet të ndalojë marrjen e ilaçeve në varësi të shëndetit të pacientit ose të kërkojë ndalimin e dhënies së qumështit të gjirit.