Ne vlerësojmë rëndësinë e madhe që ka shëndeti seksual dhe riprodhues i gruas për jetën e saj. Ky shëndet nuk ka të bejë vetëm me mirëqënien e përditëshme të gruas, por me çdo fazë të jetës së saj, duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e fëmijëve dhe jeta riprodhuese, menopauza dhe postmenopauza. Sejcila prej këtyre periudhave të jetës së gruas ka problemet specifike të saj dhe Klinika jonë ju siguron një shërbim të kualifikuar, shërbim profesional si dhe aparatura bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e këtyre patologjive.
> Ekografi gjinekologjike
> Ekografi të gjirit
> Vizita dhe konsulta gjinekologjike, lidhur me probleme si: kontracepsioni, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, menopauza apo probleme endokrino – gjinekologjike
> Kolposkopi
> Pap-Test
> Biopsi
> Histeroskopi diagnostike dhe kirurgjikale.