01 Pri GONHORREA
Gonhorrea është një infeksion i shkaktuar nga një bakter seksualisht i transmetueshëm Neisseria gonorrhoeae që prek burrat edhe gratë. Më shpesh prek uretrën, rektumin ose fytin ndërsa tek gratë mund të infektojë edhe qafën e mitrës.
Shenjat dhe simptomat e infeksionit me gonorrea tek burrat përfshijnë:
– Urinim i dhimbshëm
-Prania e qelbit në majën e penisit
-Dhimbje ose ënjtje në testikul
Ndërsa tek gratë përfshijnë:
-Shkarkime vaginale
-Urinim i dhimbshëm
-Gjakderdhja vaginale midis periodave ose pas marrëdhënieve seksuale
-Dhimbje barku
Gonorrea e patrajtuar mund të çojë gjithashtu në komplikime të fertilitetit.