Gratë, fertiliteti, mosha dhe shoqëria

Gratë, fertiliteti, mosha dhe shoqëria

Gratë që dëshirojnë fëmijë (ose më shumë fëmijë në të ardhmen) duhet:

  • Të marrin informacion në lidhje me fertilitetin dhe moshën e femrës.
  • Të interesohen për të kontrolluar rezervën ovariane kur arrijnë të 30-tat.

Testet e rezervës ovariane përfshijnë:

  • Teste në gjak; Matja e hormonit FSH në ditën e 3-të të ciklit, e hormonit LH, e estradiolit dhe e AMH-së.
  • Testime me anë të ekografisë: Numërimi i folikulave antrale, vlerësimi i madhësisë së vezoreve.

Gjithësesi, pavarsisht rezervës vezoriale, mosha mbetet një faktor i rëndësishëm.

Shoqëria duhet të bëjë më tepër për ti edukuar vajzat dhe gratë rreth fertilitetit si dhe për tju krijuar atyre kushtet e nevojshme për të pasur një fëmijë gjatë viteve që ato edukohen ose punojnë.

Pra duke mësuar rreth rënies së potencialit riprodhues dhe duke u testuar për të, ato mund të marrin vendime të mirë informuara, përsa i përket shtyrjes së shtatzënisë në një moshë më të vonshme.