Grupi i gjakut Rhezus dhe kujdesi prenatal

Grupi i gjakut Rhezus dhe kujdesi prenatal

Gjatë shtatzënisë duhet të dihet nëse në gjakun e nënës gjendet apo jo faktori Rhezus.

Në rast se nëna nuk e ka këtë faktor dhe fëmija po, mundet që qelizat e kuqe të fëmijës të bien në kontakt me gjakun e nënës dhe për rrjedhojë të prodhohen antitrupa kundër tyre.

Antitrupat janë të aftë të lidhen me qelizat e kuqe Rhezus pozitive që i cilësojnë si të “huaja” dhe ti shkatërrojnë ato.

Prodhimi i tyre kërkon kohë, prandaj faktori Rhezus nuk përbën problem gjatë shtatzënisë së parë, por shtohet rreziku për shtatzënitë e ardhshme.

Për të parandaluar problemin, shtatzënat me grup gjaku Rhezus negativ vaksinohen. Vaksina parandalon prodhimin e antitrupave kundër qelizave të kuqe me faktor Rhezus pozitiv, duke ofruar mbrojtje për fëmijët e ardhshëm.