Helmimi nga ushqimi në shtatzëni

Helmimi nga ushqimi në shtatzëni

Helmimi nga ushqimi në gratë shtatzëna ndodh kur konsumohet një produkt i cili përmban nivele të larta bakteriale, virus apo toksina që nxisin trupin të reagojë. Shenjat e helmimit përfshijnë:

– Të vjellat

– Diarre

– Shenja në lëkurë

– Dhimbje abdominale

– Dehidratim

Është e rëndësishme të kontaktoni menjëherë mjekun nëse ju shfaqen këto simptoma pasi mund të pasojë në probleme për shtatzëninë dhe bebin (probleme në zhvillim, abort apo lindje të parakohshme).

Gjatë shtatzënisë është gjithashtu e rëndësishme konsumimi i bollshëm i ujit për të siguruar hidratimin e nevojshëm.

Klinika Gliozheni ju këshillon konsumin e ushqimeve të gatuara mirë dhe me prejardhje të kontrolluar, si dhe një higjenë maksimale në kuzhinë.