07 Qer Hipotiroidizmit dhe infertiliteti
Gjendet një lidhje midis hipotiroidizmit dhe infertilitetit. Me hipotiroidizëm kuptojmë se gjëndra e tiroides nuk prodhon mjaftueshëm hormone, nivelet e ulta të tyre interferojnë me hormonet që nxisin ovulimin. Mungesa e ovulimit është shkak për infertilitet tek gruaja.
Për gratë, trajtimi i hipotiroidizmit është një proces i rëndësishëm në kuadrin e fertilitetit.
Në rastet kur edhe pas trajtimit gruaja ka probleme atëherë gruaja duhet të bejë një kontroll të mëtejshëm për të përcaktuar shkaqet e mundshme.
Gjithashtu kur gruaja është shtatzënë këshillohet të mbahet nën kontroll duke ndihmuar në procesin e shtatzënisë dhe zhvillimin normal fetal.