02 Sht Histerosalpinografia- hsg
HSG –ja është një ekzaminim imazherik , i cili shërben për të parë dhe vlerësuar nëse tubat e Fallopit janë të hapur dhe për të evidentuar nëse kaviteti uterin është normal.
Histerosalpinografia realizohet në një kohë të shkurtër, rreth 5 minuta dhe në periudhën pas përfundimit të menstruacioneve dhe para ovulacionit.
Kaviteti uterin dhe tubat e Fallopit vëzhgohen nëpërmjet një substance kontrasti që futet në uterus dhe imazhi përftohet në një ekran, në sajë të rrezeve X.
Pas kësaj procedure, e cila konsiderohet e sigurtë, gruaja mund t’i kthehet rutinës dhe aktiviteteve ditore normalisht.