
05 Nën Histeroskopia
Histeroskopia (HSC) është një procedurë e sigurtë që përdoret për të ekzaminuar pjesën e brendshme të mitrës, nëpërmjet kalimit të histeroskopit përmes vaginës dhe cerviksit.
HSC-ja përdoret për të diagnostikuar fibromyoma submukoze, polipet, anomali uterine si septum uterin apo siniechi si dhe për të bërë ndërhyrje nëse do të jetë e nevojshme.
Shkaqet përse mund ti nënshtroheni një histeroskopie janë:
- menstruacione me gjakderdhje të shtuara
- dhimbje pelvike
- aborte të përsëritura
- vështirësi për të mbetur shtatzënë
- gjakderdhje e pazakontë vaginale
Në ditët në vazhdim:
– Mund të përjetohen dhimbje të ngjashme me ato të periudhës menstruale dhe gjakderdhje minimale.
– Duhet të shmangen marrëdheniet seksuale në mënyrë që të ulet rreziku i një infeksioni.