Histeroskopia

Histeroskopia

Histeroskopia është proçedura që shërben për ekzaminimin e kavitetit uterin, tubat e falopit dhe kanalin e qafës së mitrës.
Kjo proçedurë realizohet me anë të histeroskopit i cili është i pajisur me kamera për të përftuar pamjen e mureve të mitrës dhe imazhe të cilat lejojnë mjekun që të kryejë edhe ndërhyrje kirurgjikale kur vërehen anomali të caktuara siç janë polipet apo fibroidët.
Ndërhyrja këshillohet të kryhet një javë pas menstruacioneve të fundit.