HISTEROSKOPIA

HISTEROSKOPIA

Histeroskopia është një proçedurë e cila e lejon mjekun të shohë në brendësi të mitrës për të diagnostikuar ose trajtuar patologji të mitrës. Për shëmbull defektet e lindura të mitrës, septumet, polipet endometriale, myomat apo perdet uterine.
Përdorimi me qëllim diagnostikues bëhet edhe në rastet kur gruaja ka pasur humbje të përsëritura të shtatzënisë për të kontrolluar nëse ka probleme të mitrës që ndërhyjnë në mbarëvajtjen normale të shtatzënisë.
Histeroskopia cilësohet si një ndërhyrje kirurgjikale jo evazive, e cila në përfundim shoqërohet me shumë pak dhimbje dhe me rreziqe të ulta për komplikacione.