Klinika dhe eksperienca jonë ndër vite

Pandeli Gliozheni

Klinika “Gliozheni” ka një historik mjaft të vjetër të aktivitetit të saj mjekësor. Ajo është krijuar për herë të parë në Korçë, në vitin 1905, kur mjeku Pandeli Gliozheni, hapi një Klinikë për trajtimin e sëmundjeve të brëndëshme dhe atyre oftalmologjike.

Pandeliu kishte mbaruar studimet e larta për mjekësi në Athinë dhe specializimin në Paris. Ai ishte një nga mjekët e pakët dhe me reputacion shumë të mirë të qytetit e Korçës të asaj kohe.

Koço Gliozheni

Kjo Klinikë u trashëgua më pas nga djali i tij mjek, Koço Gliozheni, i cili kishte mbaruar studimet për mjekësi dhe specializimin për kirurgji e obstetrikë – gjinekologji në Universitetin e Athinës. Ai fillimisht punoi si kirurg në spitalin e Korçës si dhe në Klinikë bashkë me të atin dhe më pas vetë si mjek i përgjithshëm, por edhe si kirurg e gjinekolog.

Në vitin 1949, Koço Gliozheni transferohet në Tiranë dhe në 1951 emërohet Drejtor i Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik të Tiranës. Përveç aktivitetit si gjinekolog në këtë institucion, ai hapi në vitin 1951 klinikën e tij (“Klinika Gliozheni”), e cila ishte nga strukturat më në zë dhe më të frekuentuara të asaj kohe në Tiranë në specialitetin e obstetrikë – gjinekologjisë.

Me hapjen e Universitetit të Tiranës në vitin 1957, Koço Gliozheni emërohet Shef i Katedrës së Obstetrikë – Gjinekologjisë, post që e mbajti deri në daljen në pension në vitin 1989. Në vitin 1958 i jepet Titulli “Profesor”, së bashku me grupin e 7 profesorëve të parë të Shqipërisë. Klinika u mbyll në fillimet e viteve 60’, si rezultat i vendimit të qeverisë komuniste për të mos lejuar më në Shqipëri aktivitetin mjekësor privat.

Orion Gliozheni

“Klinika Gliozheni” rihapet në vitin 1992 nga Dr. Orion Gliozheni, djali i Koços dhe nipi i Pandeliut. Ai porsa ishte kthyer nga specializimi për obstetrike-gjinekologji në Paris. Kthimi konçidonte me vendosjen e një sistemi demokratik, ku aktiviteti privat shëndetsor u lejua përsëri. Që prej asaj kohe, “Klinika Gliozheni” ka rreth 32 vjet që jep një kontribut të çmuar në diagnozën dhe trajtimin e patologjve obstetrikale, gjinekologjike si dhe në fushën e infertilitetit bashkëshortor në Shqipëri.

Në vitin 2003, nën drejtimin e Prof. Orion Gliozhenit, filloi për herë të parë në Shqipëri, pranë kësaj Klinike edhe proçesi i fertilizimit in vitro (FIV-ET), dhe sot numërohen mbi 2000 fëmijë të lindur me këto metoda, si rezultat i punës të kësaj klinike, duke u dhënë këtyre çifteve lumturinë më të madhe të jetës së tyre, atë të bërjes prindër.

Klinika “Gliozheni” Sot

Në fillim të vitit 2016, Klinika transferohet në një stukturë të re dhe moderne në Tiranë (shih fotot në Google). Sot, “Klinika Gliozheni” është një nga strukturat private më të kompletuara dhe më të njohura në Shqipëri, e specializuar në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe infertilitetit.

Ajo ka në përberje të saj një grup mjekësh që prej vitesh punojnë në këtë specialitet dhe në mënyrë të veçantë edhe në fushën e diagnostikimit dhe kurimit te infertilitetit të çiftit. Pjestarë të grupit janë gjithashtu edhe mjaft mjekë gjinekologë dhe specialistë të tjerë, të cilët nëpërmjet konsulencave, drejtojnë konsultojnë aty pacientet e tyre, duke influencuar në marrjen e vendimeve dhe në strategjitë terapeutike. Klinika disponon gjithashtu aparatura dhe teknologji bashkëkohore, të cilat pa dyshim ndikojnë në rezultatet shumë të mira të diagnozës dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve në fushën e obstetrikë – gjinekologjisë.

Bashkëpunim Profesional

Intermedica

Medical laboratory

ESHRE

European Society of Human Reproduction and Embryology