Hormonet dhe shtatzënia

Hormonet dhe shtatzënia

Gjatë shtatzënisë sistemi hormonal i gruas pëson mjaft ndryshime. Disa hormone rriten shumë, të tjerë prodhohen për herë të parë.

Hormonet shërbejnë për të ndihmuar ecurinë normale të shtatzënisë. Ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë efekte anësore, por nga ana tjetër konfirmojnë që gjithshka po shkon mirë.

Gonadotropina korionike humane (HCG) njihet si hormoni i shtatzënisë. HCG-ja prodhohet nga placenta dhe ndikon në ecurinë normale të shtatzënisë dhe në zhvillimin e fetusit.

Testet e shtatzënisë kërkojnë pikërisht për praninë e këtij hormoni në gjak dhe në urinë.

Hormone të tjera me rol kyç gjatë shtatzënisë janë: progresteroni (P), estrogjenet (E), prolaktina, oksitocina dhe tiroksina.