02 Shk HORMONI I SHTATZËNISË
Progresteroni është një hormon shumë i rëndësishëm gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë dhe embriogjenezës.
Progesteroni sekretohet në gjysmën e dytë të ciklit menstrual dhe përgatit mitrën për të pritur vezën e fekonduar. Në rastin kur fekondimi nuk ndodh, niveli i progesteronit bie shumë dhe ndodh ardhja e ciklit.
Progresteroni i mikronizuar natyral është një formë e hormonit e derivuar nga bimët e cila përdoret:
– Në rastin e fertilitetit femëror të ulur.
– Si shtesë hormonale në riprodhimin e asistuar.
– Për të parandaluar rrezikun e dështimit dhe të lindjes parakohe.
– Për të qetësuar kontraksionet uterine.
– Për të ndihmuar në trashjen e mureve të mitrës, duke lehtësuar implantimin e embrionit në të.
Në të gjitha rastet e mësipërme marrja e progresteronit të mikronizuar natyral duhet të administrohet nga mjeku gjinekolog.