Hormoni luteinizues

Hormoni luteinizues

Hormoni luteinizues luan një rol të rëndësishëm në funksionin dhe zhvillimin seksual.
Vlerat e hormonit luteinizues tek fëmijët janë të ulta dhe fillojnë të rriten në pubertet. Tek gratë LH kontrollon ciklin menstrual, nxit clirimin e vezës nga vezorja pra ovulacionin.
Tek burrat, çlirimi i LH nga gjëndra e hipofizës ka si funksion rritjen e vlerave të testosteronit , i cili është i rëndësishëm për të prodhuar spermatozoidët.
Vlerat e LH mund të kontrollohen nëpërmjet një testi që merret nga gjaku venoz.
Tek gratë, këto teste përdoren më shpesh për të kuptuar:
– Shkakun e infertilitetit
– Kur ndodh ovulimi
-Arsyen e menstruacioneve të jo të rregullta
-Fillimin e menopauzës ose perimenopauzës
Tek burrat, këto teste përdoren më shpesh për të kuptuar:
-Shkakun e infertilitetit
-Arsyen për një numër të ulët të spermatozoidëve
– Arsyen për dëshirën e ulët seksuale