HUMAN PAPILLOMA VIRUS

HUMAN PAPILLOMA VIRUS

HUMAN PAPILLOMA VIRUS është një nga infeksionet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta. Shumica e viruseve HPV janë shkaktarë të papillomave (që njihen si lytha) dhe japin infeksione kalimtare.

Vetëm në rastet e infeksioneve të qëndrueshme, të cilat trupi nuk i lufton, mund të kemi një përkeqësim të situatës duke zhvilluar simptoma pretumorale apo tumorale. Llojet HPV16 dhe HPV18 janë përgjegjës për 70% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës në botë.

Human papilloma virus merret me anë të marrdhënieve seksuale me individin e prekur edhe kur nuk vërehen simptomat siç janë gungëzat në formë lulelakre.

Diagnoza e infektimit me HPV kryhet nga mjeku gjinekolog. Lythat gjenitale mund të trajtohen me anë të mjekimeve përkatëse. Prekanceri i qafës së mitrës mund të trajtohet, nëse femrat kryejnë kontrolle të rregullta dhe i zbulojnë problemet përpara shfaqjes të simptomave.

Në qoftë se dëshironi të kryeni ekzaminimet e nevojshme ju mirëpresim pranë Klinikës tonë.
Mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.