Human Papilloma Virus

Human Papilloma Virus

Human papilloma virus (HPV) i referohet një grupi virusesh. Ekzistojnë më shumë se 100 tipe, të paktën 40 prej tyre përhapen nëpërmjet kontaktit seksual dhe rrallë nga nëna tek fëmija me anë të lindjes vaginale.
Disa lloje HPV shkaktojnë lythat gjenital dhe mund të çojnë në zhvillimin e kancerit nëse nuk trajtohen.
Në rastet kur nuk ka simptoma të dukshme siç janë lythat, prania e qelizave jonormale detektohet më anë të Pap-testit dhe më pas kryhet testi për HPV.
Për të zvogëluar shanset për infektimin me HPV duhen patur parasysh se:
-Duhet bërë vaksina e HPV
-Duhet përdorur prezervativ çdo herë që kryhet marrdhënie seksuale
-Nuk duhet të përdoret dushi vaginal i cili largon bakteret e nevojshme për mbrojtjen nga patogjenët