HUMORI GJATË SHTATZËNISË

HUMORI GJATË SHTATZËNISË

Ka disa faktorë që kontribuojnë në ndryshimin e humorit tek gratë shtatzëna, një prej tyre është një rritje e papritur e hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni.

Estrogjeni aktivizon rajonin e trurit që nxit ankth, nervozizëm dhe depresion.

Progesteroni, nga ana tjetër, është një hormon që ndihmon në çlirimin e muskujve, nyjeve dhe parandalimin e tkurrjeve. Si pasojë, mund të shkaktojë lodhje, plogështi, madje edhe trishtim.

Gjatë shtatzënisë, gruaja ka vështirësi në gjetjen e pozicionit të rehatshëm të gjumit, duke ulur kështu cilësinë e gjumit dhe nxitur lodhjen.

Ndikim në humorin e shtatzënës kanë ndryshimet që ndodhin në trup me kalimin e muajve, të përzierat gjatë ditës apo stresi për tu përshtatur me gjendjen e re.