ICSI

ICSI

ICSI (Intra-cytoplasmic sperm injection) është një procedurë që u zhvillua për ti ardhur në ndihmë teknikave të fertilizimit të asistuar veçanërisht kur cilësia e materialit seminal është e ulët.
Më anë të kësaj metode embriologu përzgjedh spermatozoidët më të përshtatshëm duke vlerësuar morfologjinë dhe lëvizshmërinë e tyre.
Spermatozoidi injektohet tek veza dhe një ditë më pas kontrollohet fertilizimi i saj.
ICSI është një procedurë e cila kërkon pajisje të një teknologjie të avancuar dhe kompetencë të lartë të biologut që e kryen.
Për më tepër informacione në lidhje me teknikat e fekondimit in vitro, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333