30 Mar Induktimi i ovulacionit
Induktimi i ovulacionit është një trajtim i cili kryhet tek gratë në kuadrin e infertitlitetit të çiftit.
Disa nga problematikat mundet të jenë:
– Infertilitet i pashpjeguar
– Cikël të gjatë dhe jo të rregullt
– Probleme në ovulim
– Infertilitet të lidhur me partnerin mashkull Induktimi i ovulacionit zhvillohet në këto faza:
1- Stimulimi, me anë të cilit nxitet rritja e folikujve që përmbajnë vezët. Nivelet hormonale dhe zhvillimi folikular do të jepen si protokoll mjekësor më qëllim arritjen e rezultateve optimale.
2- Kontrolli, falë së cilit vërehen ndyshimet që vijnë prej marrjes së hormoneve me anë të analizave të gjakut dhe ekografisë. Kjo fazë ndryshe quhet faza e monitorimit.
3- Ovulacioni, faza finale kur folikujt arrijnë ndërmjet 16-20 mm në diametër dhe vezët në brendësi të tyre janë në një stad matur.