
02 Sht Infeksionet e traktit urinar gjatë shtatzënisë
Një infeksion i traktit urinar (ITU) përfshin infeksionet në veshka, fshikëzën e urinës dhe uretër. Gjatë shtatzënisë mund të zhvillohen infeksione pasi rritja e fetusit zgjeron uterusin por shtyp fshikëzën e urinës dhe ureterët duke bllokuar traktin urinar. Në këtë situatë bakteret zhvillohen dhe shkaktojnë infeksion.
Simptomat që mund të shfaqen gjatë një ITU janë:
-Ndjesia e djegies gjatë urinimit
-Urimini më shpesh sesa zakonisht
-Erë e pakëndshme gjatë urinimit
-Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhe kurrizit
-Temperaturë
-Dhimbje gjatë marrdhënieve seksuale
Mostrajtimi në kohë mund të çojë në infeksion të veshkave (pyelonephritis) dhe probleme në peshën e fetusit apo zhvillimin e trurit.
Në rastet e shfaqjes së simptomave duhet të kryeni analizat e urinës dhe të konsultoheni me mjekun gjinekolog përsa i përket trajtimit.