Infeksionet seksualisht të transmetueshme (ist) nga bakteret

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (ist) nga bakteret

Infeksionet seksualisht të transmetueshme të shkaktuara nga bakteriet mund të trajtohen me një kurë antimikrobiale.  Këto baktere mundet të jenë:

-Klamidia, e cila është një ndër IST më të përhapura dhe nuk shoqërohet gjithmonë me simptoma.

Në disa raste tek gratë mund të shoqërohet më dhimbje gjatë marrdhënieve dhe djegie në organet gjenitale, ndërsa tek meshkujt shfaqet me dhimbje testikulare dhe skuqje.

-Gonorrea, e cila kryesisht prek uretrën, rektumin ose fytin, ndërsa tek gratë mund të infektojë edhe qafën e mitrës.

-Sifilizi, i cili në fazën e hershme është asimptomatik dhe pas 10 ditësh shfaqen plagët përreth gojës dhe organeve gjenitale. Mostrajtimi i sëmundjes mund të dëmtojë zemrën, trurin dhe organe të tjera duke sjellë rrezik për jetën.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme të patrajtuara mund të çojnë në komplikime të fertilitetit ose në rastet e grave shtatzëna mund të çojë në trasmetimin e sëmundjes nga nëna tek fëmija dhe komplikacione për shtatzëninë.