Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Infeksione seksualisht të transmetueshme (IST) mund të përhapen nëpërmjet kontaktit seksual të pambrojtur. Ato mund të transmetohen me anë të gjakut të infektuar, lëngjeve të tjera të trupit, nga kontakti i lëkurës së dëmtuar me lëngjet e trupit apo nga nëna tek fëmija gjatë lindjes.

Disa IST mund të shkaktohen nga viruset si psh: hepatiti B, hepatiti C dhe virusi i HIV-it.

Viruse të tjera janë me më pak risk si Citomegalovirusi, Herpes, Human Papilloma Virus (HPV), por që gjithsesi çojnë në komplikacione dhe qëndrojnë në trup për një kohë të gjatë.

Testimi ndaj IST është një nga mënyrat më të mira për të qënë të shëndetshëm, veçanërisht kur kryeni marrëdhënie të pambrojtura apo kur keni shumë partnerë. Një moment i rëndësishëm është edhe informimi i partnerit seksual kur testi del pozitiv. Në këto raste, këshillohet edhe testimi dhe ekzaminimi i partnerit për të parë nëse është prekur apo jo nga IST.