22 Mar Infeksionet vaginale mykotike
Shkaktari kryesor i infeksioneve vaginale mykotike në mbi 90 % të rasteve është Candida albicans.
Normalisht në vaginë ruhet një balancë midis baktereve dhe mykut, e cila nëqoftëse prishet myku, rritet mbi nivelet normale dhe çon në kruarje, derdhje vaginale, lëkurë të irrituar, skuqje të vulvës, dhimbje ose djegie gjatë urinimit etj.
Faktorë që ndikojnë në infeksionet mykotike janë: përdorimi i antibiotikëve, përdorimi i kontraceptivëve oralë , diabet i pakontrolluar, shtatzënia apo sistemi imunitar i dobësuar.
Për të vendosur nëse shkaktari i infeksionit është myku dhe për të përjashtuar një infeksion bakterial ose një sëmundje seksualisht të trasmetueshme këshillohet të bëhet analiza laboratorike e një strishoje vaginale.