Infeksioni mykotik prej antibiotikëve

Infeksioni mykotik prej antibiotikëve

Infeksioni mykotik mund të jetë një prej efekteve anësore të antibiotikëve. Antibiotikët nuk vrasin vetëm bakteret patogjene, por edhe mikroorganizmat që gjenden në florën normale vaginale. Kjo krijon kushte të favorshme për rritjen e mykut që shkakton Candida.

Simptomat kryesore janë skuqje dhe irritim vaginal, sekrecione me ngjyrë të bardhë dhe të trasha.

Për të parandaluar infeksionin mykotik gjatë një terapie antibakteriale, këshillohet marrja e probiotikëve. Probiotikët gjenden në ushqime si: kosi dhe djathi apo mund të jenë edhe suplemente specifike të cilat i përshkruan mjeku.

Probiotikët mund të ndihmojnë në balancimin e florës në trup dhe stimulimin e sistemit imunitar të prekur nga antibiotikët.