02 Sht Infeksioni mykotik vaginal
Mjedisi normal vaginal është acid falë Lactobacilus, i cili është një bakter që qëndron në florën normale në organin gjenital femëror.
Gjithashtu, një sasi e vogël e mykut gjendet normalisht në vaginë. Nëse ka një çbalancim të mikroflorës, myku do të mbiprodhohet duke shkaktuar infeksion mykotik, i quajtur ndryshe Candida.
Një infeksion mykotik është një infeksion i transmetueshëm seksualisht.
Shenjat tipike të infeksionit janë:
– Sekrecione vaginale të trasha, pa erë, të bardha
– Skuqje përreth vaginës
– Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe urinimit
Infeksioni mykotik shfaqet më shpesh kur ka një rënie të imunitetit, ndryshim të florës vaginale, gjatë përdorimit për një kohë të gjatë të antibiotikëve, apo vërehet tek gratë shtatzëna dhe ato diabetike.
Myku vaginal mund të kurohet me anë të medikamenteve të përshkruara nga mjeku gjinekolog.