Infertilitet

Klinika ju ofron mundësitë më të mira bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e problemeve të infertilitetit bashkëshortor. Ajo është e përgatitur për ti asistuar si grave ashtu dhe burrave që paraqesin probleme të infertilitetit dhe që dëshirojnë të kenë fëmijë.

Stafi i Klinikës është i specializuar në të gjitha aspektet e endokrinologjisë së riprodhimit. Endometriozës, fibromave uterine, problemeve të ovulacionit, patologjive tubare dhe problemeve mashkullore të infertilitetit. Klinika disponon proçedurat dhe teknologjitë më të avancuara të kohës, për të realizuar një shtatzëni si me rrugë normale. Ashtu dhe nëpërmjet teknikave të riprodhimit të asistuar.

Përsa i përket këtyre teknikave Klinika ofron:

>  Të gjitha teknikat e riprodhimit të asistuar (IIU, FIV-ET, ICSI, konxhelim të ovociteve dhe embrioneve, TESE, TEFNA, etj).
>  Ekzaminime të ndryshme laboratorike në kuadër të bilancit të infertilitetit (si për femrat ashtu dhe për meshkujt).