Infertiliteti Mashkullor

Infertiliteti Mashkullor

Nëse një çift ka tentuar të konceptojë një fëmijë për 12 muaj dhe nuk është arritur një shtatzëni, kjo mund të jetë shenjë e problemeve me fertilitetin.

Në këtë moment nevojitet ndihma e një mjeku specialist për të kuptuar më tepër rreth fertilitetit mashkullor.
Një nga ekzaminimet kryesore është spermograma, e cila analizon cilësinë e materialit seminal.

Kjo analizë mund të shoqërohet edhe nga kryerja e testit hormonal si FSH, Testi i Defragmentimit të ADN-së apo testi i vitalitetit të spermatozoidëve.

Falë teknikave diagnostike të problemeve mashkullore, arrihet të zgjidhet edhe mënyra më e mirë dhe e shpejtë për të arritur një shtatzëni në çift.

Për më tepër informacione,ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.